Orët e punës
- E hëna-E premte 09:00 - 18:00
E shtune 09:00 - 14:00
Informacione rreth kontaktit
-
+90 (546) 640 00 11
Konsultohuni me mjekun tuaj
Shtatzënia dhe mbipesha – shtatzënia pas operacionit Gastric Sleeve

Shtatzënia me mbipeshë mund të rrisë rrezikun e disa ndërlikimeve të shtatzënisë, si
- Diabeti i lidhur me shtatzëni: Shkalla e shfaqës së diabetit (sëmundje e lidhur me shtatzëninë) gjatë shtatzënisë është më e lartë tek gratë me mbipeshë sesa tek gratë me peshë normale.
- Preeklampsia: Pas javës së 20-të të shtatzënisë, gratë me mbipeshë rrezikojnë të zhvillojnë tensionin e gjakut dhe sasia e proteinave në urinë rritet (preeklampsia).
- Infeksioni: Për gratë që janë mbipeshë, rreziku i një infeksioni të traktit urinar rritet gjatë shtatëzënësisë. Obeziteti rrit rrezikun postnatal te foshnjat e lindura me operacion cezarian ose të lindur normalisht.
- Tromboza: Tek gratë me mbipeshë ekziston rreziku i sëmundjeve të rënda si tromboza e cila lind nga mpiksja gjakut në enët e gjakut.
- Apne obstruktive së gjumit: Gratë që janë me mbipeshë rrezikojnë çrregullime serioze të gjumit. Frymëmarrja ndalet vazhdimisht dhe rifillon gjatë shtatzënsisë (apnea obstruktive e gjumit).
- Lindja me vonesë: Nëse jeni mbipeshë, rreziku i një shtatzënie e cila vazhdon përtej ditëlindjes së caktuar rritet.
- Seksioni cezarian: Rreziku i prerjëve cezariane elektive dhe emergjente është më i lartë tek gratë mbipeshë. Përveç kësaj, gratë me mbipeshë përjetojnë ndërlikime të prerjes cezariane siç janë shërimi i vonuar dhe infeksionet e plagëve. Mundësia e një lindje të suksesshme dhe normale pas një operacioni cezarian është relativisht e ulët tek gratë mbipeshë.
- Aborti: Rreziku i vdekjeve dhe aborteve është më i lartë tek gratë mbipeshë.
Si ndikon mbipesha tek fëmija?
Si rezultat, gjatë shtatzënisë foshnjat mund të përjetojnë probleme të ndryshme shëndetësore:
- Makrosomia: Te gratë mbipeshë, pesha e të porsalindurit mund të jetë më e lartë se mesatarja. Yndyra e trupit rrit rrezikun e zhvillimit të më shumë (marosomia) sesa foshnjat e tjera. Studimet tregojnë se kjo sëmundje rrit peshën e lindjes si dhe rrezikun e mbipeshes tek fëmijët.
- Sëmundje kronike: Gjatë shtatzënisë me mbipeshë, fëmija juaj ka më shumë të ngjarë të ballafaqohen me sëmundje të zemrës ose diabet në moshën e rritur.
- Defektet e lindjes Hulumtimet tregojnë se rreziku i lindjës me defekte, p.sh. një gjendje që mund të ndikojë në zemrën ose trurin ose palcën kurrizore të foshnjës (defekt i traktit nervor) është i lartë tek gratë mbipesha gjatë shtatzënisë.
Shtatzënia pas operacionit Gastric Sleeve
Gjatë operacionit Gastric-Sleeve nuk bëhët një ndërhyrje e cila mund të parandalon një shtatzëni. Sidoqoftë, rekomandohet që të planifikoni të mbeteni shtatzënë për të paktën dymbëdhjetë muaj pas operacionit Gastric-Sleeve. Ky proces i siguron nënës për të arritur peshën e saj ideale dhe për të qëndruar tek pesha ideale për një kohë. Gjatë kësaj periudhe nëna merr vitamina dhe minerale si për veten ashtu edhe për foshnjën.Pas operacionit Gastric-Sleeve, nutricionistët për bariatrin, kirurgi e përgjithshëm, gjinekologu dhe obstetriku i nënës duhet të fillojnë dhe ta përfundojnë këtë proces në bashkëpunim me njëri tjetrin.