Merkez, Burcu Sk. No:9, 34406 Kâğıthane / ISTANBUL / TURKEY
Orët e punës
  • E hëna-E premte 09:00 - 18:00
    E shtune 09:00 - 14:00
Informacione rreth kontaktit
  • +90 (546) 640 00 11
Konsultohuni me mjekun tuaj

Kirurgjia Gastric-Sleeve - pyetjet e bëra më shpesh (FAQ)

A do të ketë rënie të flokëve pas operacionit Gastric-Sleeve?

Megjithëse jo të gjithë që kanë bërë këtë operacion do ta shohin atë, është normale që humbja e flokëve të ndodhë në 3-6 muajt e parë.
Shkaku nuk dihet plotësisht. Humbja e flokëve mund të vazhdojë pavarësisht nga të gjitha ilaçet dhe shtesat dietike të rekomanduara. Ky është një proces i përkohshëm. Një marrje adekuate e proteinave, vitaminave dhe mineraleve ndihmon për ta mbajtur këtë proces shumë të shkurtër dhe për të nxitur rritjen e flokëve.

A duhet të ndjek një dietë para operacionit?

Qëllimi i ushqimit para operacionit është të zvogëlohet mëlçia dhe kështu të bëhet operacioni më i rehatshëm për kirurgun. Sidoqoftë, përvoja jonë dhe studimet e kryera tregojnë se zvogëlimi i madhësisë së mëlçisë nuk sjell ndonjë përfitim për operacionin.
Prandaj, pacientët që i nënshtrohen këtij operacioni nuk kanë nevojë të ndjekin një dietë para operacionit.

A do të ketë nevojë të mbaj dietë ose të bëj ushtrime pas operacionit?

Dieta pas operacioni nuk është me të vërtetë një dietë. Kur dëgjoni fjalën dietë, dikush mendon kryesisht për një plan ushqyes i cili ka të bëj me uri.  

Pas operacionit, dieta ndahet në ushqime të "lejuara" dhe "të ndaluara". Ndarja e ushqimeve të lejuara nuk kufizohet. 

Pas operacioni, duhet të bëni ushtrime. 
• Ushtrime me pak përpjekje (ecje dhe not)
• Përpjekje e moderuar në muajin e dytë
• Më shumë përpjekje më pas

A do të ket nevojë të marr vitamina dhe minerale pas operacionit?

Pas operacionit, do të merrni vetëm suplemente vitamin-minerale për një periudhë të shkurtë (1-3 muaj). Sidoqoftë, marrja e mineraleve, vitaminave ose ilaçeve nuk do të jet e përjetshme.

A do të ketë nevojë për kirurgji estetike pas operacionit Gastric-Sleeve? Ku mund te shkoj?

Nëse bëhët fjalë për operacionin estetik, operacioni Gatric-Sleeve nuk është arsya per një operacion estetik, por humbja e peshës së personit. Për të shmangur këtë, gjithmonë duhet t'i kushtoni vëmendje dietës suaj pas operacionit dhe ju këshillojmë ta kaloni këtë periudhë me ushtrime. Jipni mund aq sa keni fuqi, sepse operacioni Gastric-Sleeve nuk kryhet për arsye estetike. Qëllimi i operacionit është t'ju ndihmojë të keni një jetë të shëndetshme.
Gjatë fazës së humbjes së peshës nuk duhet të merrni parasysh operacionin estetike. Koha më e mirë për ta bërë këtë është pasi të keni arritur peshën tuaj ideale. 

A mund njerëzit me sëmundje të zemrës ta kryejnë këtë operacion?

Njerëzit me sëmundje të zemrës mund të bëjnë operacionin Gastric-Sleeve. Kjo kërkon së pari një konfirmim me shkrim nga kardiologu, i cili do të mbikëqyrë gjendjen tuaj shëndetësore.
Falë operacionit Gastric-Sleeve, pacientët përjetojnë një përmirësim në të gjitha problemet e lidhura me sëmundjet e zemrës.


Kur mund të mbetem shtatzënë pas operacionit Gastric-Sleeve? 
Mund të mirni më shumë informacione rreth shtatzënisë pas operacionit të stomakut dhe shtatzënisë nëse jeni mbipeshë në linkun më poshtë. 

Shtatzënia dhe mbipesha – shtatzënia pas operacionit Gastric Sleeve

Kur mund të përdori një makinë pas operacionit Gastric-Sleeve?

Do të ishte në rregull që ju filloni përdorimin e makinës nga koha kur do të dilni nga spitali. Nëse planifikoni një udhëtim të gjatë në 10 ditët e para pas operacionit, bëni një pushim prej 10 minutash çdo dy orë. Ne ju rekomandojmë të bëni një shëtitje.