Merkez, Burcu Sk. No:9, 34406 Kâğıthane / ISTANBUL / TURKEY
Orët e punës
  • E hëna-E premte 09:00 - 18:00
    E shtune 09:00 - 14:00
Informacione rreth kontaktit
  • +90 (546) 640 00 11
Konsultohuni me mjekun tuaj

Cilat janë avantazhet e operacionit Gastric-Sleeve ndaj operacionit e gastrik bypass RNY?

•    Kohëzgjatja e operacionit
Operacioni Gasrtic-Sleeve zgjat 20 minuta, ndërsa operacioni Gastric Bypass RNY zgjat rreth 1.5 orë.


•    Marrja e vitaminave, mineraleve dhe ilaçeve
Pas operacionit Gastric-Sleeve, nuk ka nevojë të mirrën gjatë gjithë jetës ilaçe ose shtesa të vitaminave-mineraleve. Sidoqoftë, për shkak të natyrës së operacionit Bypass RNY, nivelet të vitaminave, mineraleve dhe shtesat duhët të mbikqyren gjatë gjithë jetës. 


•    Humbja e peshës dhe rreziku i shtimit të peshës përsëri pas operacionit
Pas këto të dy operacioneve, nuk ka asnjë ndryshim në normën afatgjatë të humbjes së peshës ose shtimit të peshës


•    Kirurgjia e rishikimit/revizjonit
Një operacion i dytë i operacionit të mbipeshes i kryer pas operacionit të parë të mbipeshes si rezultat i gabimit kirurgjik ose shtimit të peshës zakonisht quhet kirurgji revizionuese.
Pas një operacioni Gastric-Sleeve, ekziston gjithmonë mundësia e kryerjes së një rishikimi nëse është e nevojshme. Sidoqoftë, pas operacionit të Gastric Bypass RNY, rishikimi është shumë i rrezikshëm. Pas një rishikimi të suksesshëm të operacionit të Gastric Bypass RNY, mungesat e vitaminave dhe mineraleve rriten. Shkalla e mangësive krijon rreziqe jetësore.
Duke marrë parasysh të gjitha opsionet për operacionin e parë, duhet të preferohet një operacion i rishikuar dhe relativisht pa rreziqe. 
Marrim këtë rast si një analogji: kirurgjia Gastric-Sleeve do të ishte e krahasueshme me pajisjet shtëpiake, të cilat janë më të lehta për tu riparuar, dhe operacioni i Gastric Bypass RNY me pajisje të cilët janë vështirë për tu riparuar.


•    Sindroma e hedhjes/ Dumping 
Para së gjithash, pyetja se çfarë është sindroma dumping do të shqyrtohet.
Sindroma e hedhjes/Dumping është një ankesë që shkaktohet kur ushqimi kalon shpejtë nga stomaku në zorrën e hollë. Këto ankesa janë:

1) ndiheni të dobët
2) marrja e mendve
3) djersitje
4) dridhje
5) të përzier
6) ënjtje
7) diarre
8) të vjella të rënda
9) anoreksi

Kjo mund të ndryshojë. Sindroma e hedhjes/Dumping ndodh kryesisht pas konsumimit të ushqimeve me sheqer. Gjithashtu, përtypja joadekuate e ushqimit dhe ushqimi i patretur prodhojnë rezultate të ngjashme.

Sindroma e hedhjes/Dumping ndodh pas një operacioni Bypass Gastric të RNY. Ndërsa kjo rrallë ndodh pas një operacioni Gastric-Sleeve.