Merkez, Burcu Sk. No:9, 34406 Kâğıthane / ISTANBUL / TURKEY
Orët e punës
  • E hëna-E premte 09:00 - 18:00
    E shtune 09:00 - 14:00
Informacione rreth kontaktit
  • +90 (546) 640 00 11
Konsultohuni me mjekun tuaj

Si të merreni me ngrënjen emocionale?

Çfarë është ngrënia emocionale?
Të ngrënit emocional është një çrregullim i ngrënies së tepërt ose të ngrënies që rezulton nga ndjenjat negative të një personi. Personat, të cilet ekspozojnë ngrënie emocionale, hanë në përgjigje të tensionit të tyre të brendshëm; jo sepse ndihen të uritur apo sepse janë të detyruar. 

Në rrethana normale, humbja e apetiti/oreksit dhe marrja e ulët e ushqimit përballë ndjenjave negative konsiderohen si një përgjigje fiziologjike. 
Në anën tjetër, njerëzit me mbipeshë, gratë me çrregullime të të ngrënit dhe njerëzit me peshë normale që ndjekin dieta, e shtojnë marrjen e ushqimit përballë stimujve negativë.

Ndërsa njerëzit me peshë normale vuajnë nga anoreksia, të shkaktuar nga ankthi dhe shqetësimi (një ulje e kontrakcionit së stomakut gjithashtu zvogëlon të ngrënët), kjo nuk ndodh tek njerëzit me mbipeshë për shkak të pandjeshmërisë së tyre ndaj stimujve të brendshëm.
Njerëzit me mbipeshë që nuk janë në gjendje të kuptojnë stimujt e brendshëm fiziologjikë kanë nevojë për stimuj të jashtëm në mënyrë që ata të fillojnë dhe të përfundojnë të ngrënët. Kjo mund të nxitet nga pamja dhe aroma e ushqimit.

Njerëzit vazhdojnë të hanë derisa të mbarojë gjithë ushqimi, megjithëse ata nuk njdejnë ndjenjë e ngopjes.
Pikëpamja e përgjithshme e njerëzve që ushqehen emocionalisht është se ata nuk janë të vetëdijshëm për emocionet e tyre dhe nuk janë në gjendje të identifikojnë dhe emërtojnë emocionet e tyre. Si rezultat, ngrënësit emocionalë hanë në përgjigje të emocioneve të tyre, jo në përgjigje të stimujve të brendshëm siç janë oreksi ose ndjenjat e urisë apo ngopjes.


Një teori tjetër sugjeron që njerëzit me mbipeshë ekspozojnë ngrënie të tepruar kur ndihen nervozë dhe të pafuqishëm për të menaxhuar frikën e tyre. Njerëzit që janë mbipeshë nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin midis ndjenjës së urisë dhe ndjenjës së ankthit. Të ngrënit, jo vetëm kur ata janë të uritur, por edhe kur janë të frikësuar, shyndrohet në mësim të gabuar i cili poashtu shyndrohet në sjellje të përsëritur dhe zakonshme. Me kalimin e kohës kjo sellje shtyp ndjenjën e frikës.


Një teori e fundit, Escape Theory, tregon se të ngrënit emocionalisht përdoret për të shpëtuar nga mjediset që krijojnë ndjenje negative. Kur njerëzit përballen me informacione nga të cilët ndihen të kërcënuar, ata u drejtohen zakoneve të ngrënies për të zbutur ndjenjat negative dhe për t'i shpëtuar efekteve parandaluese.
Fakti që vëmendja tërhiqet nga një stimul i jashtëm shkakton sjellje të tepruar të ngrënies.

Në vitet e fundit, studimet të cilët shqyrtojnë efektet e ngrënies emocionale në rezultatet e kirurgjisë bariatrike kanë treguar se ata që i nënshtrohen sjelljeve emocionale të ngrënies humbin më pak peshë pas operacionit.
Duke pasur parasysh se sjellja emocionale e ngrënies është një faktor rreziku për humbjen e peshës si para dhe pas operacionit, u nënvizua rëndësia e marrjes së mbështetjes psikologjike gjatë kësaj kohe.

Dallimi mes urisë emocionale dhe fizike 

•    Ndërsa uria fizike shfaqet ngadalë, uria emocionale ndodhë e papritur.
•    Uria fizike është më e dërueshme sesa uria emocionale. Ndërsa uria fizike mund të jetë e gjatë, urgjenca për të qetësuar urinë emocionale është më e lartë. Ata që vuajnë nga kjo sëmundje ndihen të detyruar të hanë menjëherë.
•    Nëse ju ofrohet momenti për të zgjedhur midis disa ushqimeve (p.sh. pica ose akullore) kur përballeni me urinë, në këto momente ka më shumë të ngjarë të përjetoni uri emocionale. Sepse përballë urisë fizike, njerëzit shpesh janë të hapur ndaj alternativave të tjera.
•    Ata që hanë si përgjigje apo reakcion të urisë fizike e kanë më të lehtë të ndalin së ngrëni, ndërsa ata që hanë si përgjigje të urisë emocionale mund të mos ndihen të ngopur dhe të vazhdojnë të hanë.
•    Ata të cilët vuajnë nga ngrënia emocionale, zakonisht ndihen fatjorë dhe pendohen kur hanë pas ngrënies emocionale. 


Si mund të trajtohet ngrënia emocionale? 

•    Hapi i parë në tejkalimin e këtij problemi është të njohësh emocionet e tua dhe të rishikosh jetën tënde në përputhje me rrethanat. Sjellen tuaj e keni nën kontroll vetem kur jeni të vetëdijshëm për ndjenjat e juaj. 
•    Pas kësaj faze, ju mund të krijoni një “To-Do-List” për veten tuaj për t'u përfshirë në aktivitete. Këto mund të jenë aktivitete të ndryshme si rregullimi i gardërobës tuaj, telefonata me ato që dëshironi të flisni, ushtrime të frymëmarrjes ose shëtitje. Ju lutemi vini re se kjo listë mund të ndryshojë nga personi në person.
•    Nëse e konsideroni veten ngrënës emocional dhe jeni të sigurt për këtë, ju këshillojmë të shmangni ushqimet e parapaketuara, me shumë kalori, siç janë ushqimet e gatshme. Gjithashtu, është më mirë të mos konsumoni ndonjë ushqim që nuk është në listën e blerjeve që keni bërë më herët. Mos ruani fast food në shtëpi. Meqenëse gjumi ka një efekt të drejtpërdrejtë në dietë, duhet t'i kushtoni edhe më shumë vëmendje higjienës së gjumit, pasi kjo do t'ju ndihmojë të ushqeheni shëndetshëm.
•    Nëse, pas përpjekjeve tuaja, prap nuk jeni në gjendje të arrini ndryshime të përhershme dhe vazhdoni ta shihni ushqimin si një mjet i cili lehtëson tensionin emocional, ju këshillojmë të kontaktoni një psikolog sa më shpejt.